0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Gjykata e Paraguait refuzoi ta lirojë Ronaldinjon – ka mundur të ikë nga vendi

Ish-ylli i futbollit Ronaldinjo dhe vëllai i tij Roberto Asis do të qëndrojnë në Asunsion, pasi gjykata lokale e hodhi poshtë kërkesën për arrest shtëpiak. Dy brazilianët u arrestuan nga fundi i javës së kaluar, pasi kishin hyrë në vend me pasaporta të rreme të Paraguait.

Asunsion, 10 mars 2020 (MIA) – Ish-ylli i futbollit Ronaldinjo dhe vëllai i tij Roberto Asis do të qëndrojnë në Asunsion, pasi gjykata lokale e hodhi poshtë kërkesën për arrest shtëpiak. Dy brazilianët u arrestuan nga fundi i javës së kaluar, pasi kishin hyrë në vend me pasaporta të rreme të Paraguait.

Gjykatësi Gustavo Amaria i cili është i obliguar për rastin, konfirmoi se që të dy mbesin në burg në gjashtë muajt e ardhshëm ose derisa nuk përfundon hetimi për rastin.

“Lirimi i Ronaldinjos mund të sjell deri në pengesa ose madje edhe arratisjen e tij nga vendi. Prania e tij në Paraguai është imperativ”, ka thënë Amaria.

Hetimi për rastin është në fillim, ndërsa Prokuroria kërkon edhe persona të tjerë lidhur me dhënien dhe posedimin e këtyre pasaportave të rreme.

“Nëse Ronaldinjo dhe vëllai i tij lirohen nga burgu, rrezikojmë të mos i nxjerrim para gjykatës, sepse Brazili nuk i ekstradon qytetarët e vet”, shtoi prokurori Marsello Peki.

Edhe pse përfundoi me futboll në vitin 2015, Ronaldinjo vazhdon të jetë jashtëzakonisht i popullarizuar tek tifozët e lojës në vendin e tij të lindjes dhe në mbarë botën. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close