0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeKronikëKronikë.PortalMakedonija.SlajderPolitikë

Gjykata e Apelit rrëzoi aktvendimin për rastin “Lëndina”

Gjykata e Apelit në Shkup ka rrëzuar aktvendimin për rastin "Lëndina" kundër gazetarit Dargan Pavoviq Latas dhe vëllezërve të tij, Sërgjan dhe Xvezdan Latas.

Shkup, 25 qershor 2020 (MIA) – Gjykata e Apelit në Shkup ka rrëzuar aktvendimin për rastin “Lëndina” kundër gazetarit Dargan Pavoviq Latas dhe vëllezërve të tij, Sërgjan dhe Xvezdan Latas.

“Aktgjykimi është shfuqizuar për shkak të shkeljes së procedurës”, kanë thënë për MIA-n nga Gjykata e Apelit.

Lënda “Lëndina” është kthyer në rigjykim në Gjykatën Penale në Shkup.

Aktvendimin lirues, Gjykata Penale e ka publikuar në korrik të vitit të kaluar. PSP i akuzon ata për vepër penale të ndërtimit të paligjshëm. Sipas gjykatës, të akuzuarit kanë filluar ndërtimin e objekteve kontestuese, por më vonë kanë kërkuar leje dhe shtëpitë e tyre janë legalizuar sipas procedurës ligjore për legalizim të objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme. Për gjykatën poashtu e rëndësisë esenciale është që paraprakisht asnjëra nga institucionet nuk ka vërtetuar se bëhet fjalë për ndërtim të egër. fab/

 

 

Back to top button
Close
Close