0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikë

Gjorgjiev: Memorandumi bullgar nuk është në funksion të arritjes së suksesit të Komisionit të përbashkët

Kërkesat dhe qëndrimet e Sofjes thellë i shkatërrojnë përpjekjet për fqinjësi të mirë, ndërsa vlerësimet  njëpalëshe dhe  të jashtëzakonshme  mund ta bëjnë  të pakuptimtë edhe punën e Komisionit të përbashkët maqedono-bullgar për çështje historike dhe arsimore, janë reagimet në vend pas publikimit të përmbajtjes së memorandumit që Bullgaria i ka dërguar deri te vendet anëtare të BE-së.

Shkup, 17 shtator 2020 (MIA) – Kërkesat dhe qëndrimet e Sofjes thellë i shkatërrojnë përpjekjet për fqinjësi të mirë, ndërsa vlerësimet  njëpalëshe dhe  të jashtëzakonshme  mund ta bëjnë  të pakuptimtë edhe punën e Komisionit të përbashkët maqedono-bullgar për çështje historike dhe arsimore, janë reagimet në vend pas publikimit të përmbajtjes së memorandumit që Bullgaria i ka dërguar deri te vendet anëtare të BE-së.

Dragi Gjorgjiev, kryetar i ekipit të ekspertëve të Maqedonisë në Komisionin maqedono-bullgar, në deklaratë për Dojçe Vele, vlerëson se  memorandumi sqarues  i Republikës së Bullgarisë dërguar deri te anëtarët e BE-së  gjatë vendimit për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut, në të cilën mohoet gjuha bashkëkohore maqedonase dhe identiteti,  nuk mund  të jetë në funksion të arritjes së suksesit të komisionit.

Për vërejtjet në Memorandumin bullgar për interpretim të konceptit për “histori të përbashkët”, Gjorgjiev thotë se sot ekzistojnë  disa koncepte të cilat i sqarojnë  proceset historike dhe ndikimet e ndërsjella midis kombeve dhe bashkësive tjera, siç janë historia e ndarë dhe e ndërthurur, histori e kryqëzuar.

“Sintagma “histori e përbashkët” e përmendur  në Marrëveshjen për fqinjësi të mirë, nuk është definuar në vetë Marrëveshjen. Kuptimi dhe interpretimi i tij nuk mund të mbetet jashtë korrnizave  të qasjeve bashkëkohore për mësim të së kaluarës”,thotë kryetari i ekipit të Maqedonisë në Komisionin maqedono-bullgar.

Gjorgjiev potencon se ekzistojnë lexime të ndryshme të historisë,  por ato nuk duhet të çojnë  deri në konflikt.

“Pa dyshim është sa i përket mirëkuptimit të historisë në rajonin Maqedonia ekzistojnë shumë interpretime dhe  kuptime, veçanërisht në shtetet e Ballkanit, ashtu që nuk ekziston  vetëm një “e vërtetë historike”. Por, kjo nuk është arsye të përpiqemi për një rrëfim historik kombëtar  gjegjësisht ” e vërteta historike”  t’i imponohet një tjetri. Kontestet e tilla mund  të tejkalohen  vetëm përmes mirëkuptimit për pikpamjet e fqinjve, megjithatë ato pikpamje  për të kaluarën  të shkaktojnë ndarje dhe moskuptime. Pikërisht, për shkak të kësaj,  qasja multiperspektive në ruajtjen e së kaluarës paraqet  bazë solide për tejkalimin e  kontesteve  politiko-historike. Ekzisojnë lexime të ndryshme të historisë, por ato nuk duhet të  çojnë deri në konflikt,  por në dialog sa më të shpejtë që do të mundësojë të tejkalohen  nacionalizmat dhe keqpërdorimet  në të kaluarën, të cilat i shkatërrojnë themelet  në të cilat  bazohet Evropa bashkëkohore”; vlerëson Gjorgjiev në deklaratë për Dojçe vele. sa/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close