0_Maqedoni.PortalKronikëKronikë.PortalShoqëri

Gjoba për 53 persona në Shkup për shkak mosrespektimit të orës policore

Gjithsej 53 persona janë përfshirë me propozimet për lëshimin e kallëzimeve penale që Prokuroria Themelore Publike Shkup i ka parashtruar sot para Gjykatës Themelore Penale në Shkup për vepër të kryer penale - Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë i paraparë me nenin 206 paragrafi 1 nga Kodi Penal.

Shkup, 15 maj 2020 (MIA) – Gjithsej 53 persona janë përfshirë me propozimet për lëshimin e kallëzimeve penale që Prokuroria Themelore Publike Shkup i ka parashtruar sot para Gjykatës Themelore Penale në Shkup për vepër të kryer penale – Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë i paraparë me nenin 206 paragrafi 1 nga Kodi Penal.

Të gjithë të akuzuarit, siç kumtoi Prokuroria Publike, nuk e kanë respektuar Vendimin për ndalesë dhe regjim të posaçëm në territorin e Republikës së Maqedonisë të Veriut dhe gjatë orës policore janë hasur duke lëvizur në lokacione të ndryshme të qytetit.

Prokurorët publik kompetent për secilin prej të akuzuarve kanë propozuar gjobë prej 2.000 euro në kundërvlerë denari, gjegjësisht 100 gjoba ditore nga 20 euro, qëndron në kumtesë. sn/ 

Back to top button
Close
Close