0_Maqedoni.PortalKronikëKronikë.PortalShoqëri

Gjoba në para për 50 persona në Shkup, për mosrespektim të rregulloreve shëndetësore

Prokuroria Themelore Publike në Shkup parashtroi propozime për lëshimin e urdhrave penale kundër 50 personave që kanë kryer vepër penale "mosveprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë kohës së epidemisë" sipas nenit 206 paragrafi 1 të Kodit Penal.

Shkup, 3 korrik 2020 (MIA) – Prokuroria Themelore Publike në Shkup parashtroi propozime për lëshimin e urdhrave penale kundër 50 personave që kanë kryer vepër penale “mosveprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë kohës së epidemisë” sipas nenit 206 paragrafi 1 të Kodit Penal.

Siç njoftojnë nga Prokuroria, të pandehurit nuk e kanë respektuar orën policore, në fakt nuk u janë përmbajtur vendimeve për ndalesë dhe regjim të posaçëm të lëvizjes së popullatës në territorin e shtetit, të miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë të Veriut.

Prokurori kompetent publik propozoi që 49 prej të pandehurve të gjobiten me 100 gjoba ditore me vlerë individuale të një gjobë ditore prej 20 eurove në kundërvlerë të denarit. Njëri prej tyre është dënuar me gjithsej 2.500 euro, pasi personi akuzohet për vazhdim të veprës penale sipas nenit 45 të Kodit Penal, në fakt ka shkelur orën policore në më shumë raste. bs/bsh/

Back to top button
Close
Close