0_Maqedoni.PortalPolitikë

Gjithsej 76 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19 në vend, 26 të shëruar dhe një i vdekur

Nga gjithsej 885 teste të kryera gjatë 24 orëve të kaluara, janë regjistruar 76 pacientë pozitivë me Kovid-19, ndërsa në të njëjtën kohë 26 pacientë janë shëruar, informoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Shkup, 2 qershor 2020 (MIA) – Nga gjithsej 885 teste të kryera gjatë 24 orëve të kaluara, janë regjistruar 76 pacientë pozitivë me Kovid-19, ndërsa në të njëjtën kohë 26 pacientë janë shëruar, informoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë në kumtesë thekson se 52 nga rastet e saporegjistruara janë nga Shkupi, 14 nga Tetova, nga dy nga Kumanova, Velesi dhe Gostivari, dhe një nga Shtipi, Koçani, Probishtipi dhe Kratova.

Nga 26 pacientët e shëruar të regjistruar nga Instituti i Shëndetit Publik, 12 janë nga Shkupi, 11 nga Tetova, dy nga Kumanova dhe një nga Gostivari.

“Në SPQ “8 Shtatori” vdiq një paciente nga Struga (56) e pranuar në spital më 21 maj si e dyshimtë për Kovid, e konfirmuar pozitive pas pranimit në spital, shtohet në kumtesë.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 2.391, numri i pacientëve të shëruar është 1595, numri i vdekjeve është 141, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 655.

. Shpërndarja e fundit sipas qyteteve:

•       Shkup – 928, aktivë 338
•       Kumanovë – 469, aktivë 55
•       Dibër – 51, aktivë 0
•       Shtip -104, aktivë 69
•       Prilep –212, aktivë 30
•       Tetovë – 231, aktivë 86
•       Strugë – 84, aktivë 12
•       Veles – 132, aktivë 29
•       Manastir –28, aktivë 3
•       Оhër –23, aktivë 6
•       Кavadar – 5, aktivë 0
•       Gostivar –29, aktivë 8
•       Gjevgjeli – 4, aktivë 0
•       Strumicë – 4, aktivë 2
•       Кriva Pallankë- 6, aktivë 0
•       Radovish – 4, aktivë 0
•       Кrushevë – 3, aktivë 0
•       Кoçan – 38, aktivë 7
•       Probishtip – 3, aktivë 1
•       Demir Hisar – 1, aktivë 0
•       Makedonski Brod -2, aktivë 0
•       Pehçevë – 3, aktivë 0
•       Berovë – 1, aktivë 0
•       Vallandovë – 2, aktivë 1
•       Vinicë – 3, aktivë 1
•       Dellçevë -1, aktivë 0
•       Kratovë – 3, aktivë 1
•       Sveti Nikollë – 2, aktivë 2
•       Kërçovë – 3 , aktivë 1
•       Negotinë-12, aktivë 3 (7 persona të sëmurë nga Negotina janë banorë të Demir Kapisë)

“Janë kryer gjithsej 885 teste: ISHP-249, QSHP Shkup-34, Avicena-35, BioteK-136, Zhan Mitrev (Filip i dytë) – 175, Sistina me metodën PCR -128 dhe ASHAM-128. Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 31,187 testime të Kovid-1.  Nga numri i përgjithshëm i testeve të kryera në 24 orët e kaluara, 127 teste janë brenda skriningut. Testet u kryen në kopshtet në Shkup dhe institucionet gjerontologjike dhe nuk u konfirmua asnjë rast pozitiv i Kovid-19”, shtohet në kumtesë.

Deri sot në mëngjes në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në 24 orët e fundit janë pranuar gjashtë pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të pacientëve të shtruar në spital në 40. Më rëndë të sëmurë dhe me mbështetje oksigjenike janë 16 pacientë, ndërsa asnjë pacient nuk është në respirator.

Deri sot në mëngjes, në SPQ “8 Shtatori ” janë pranuar nëntë pacientë të rinj, ndërsa gjithsej të hospitalizuar janë 31. Në aparat respirator janë 6 pacientë, ndërsa me pasqyrë më të rëndë klinike janë 6 pacientë. Në spitalin në Manastir  janë hospitalizuar 7 pacientë, ndërsa në mjekim shtëpiak po monitorohet 1 pacient. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 14, ndërsa në mjekim shtëpiak po monitorohen 16 pacientë. Në repartet infektive në Ohër, Veles, Kumanovë dhe Prilep, janë hospitalizuar 27 pacientë – pozitiv dhe të dyshimtë për Kovid-19″, shtohet në kumtesë. ls/shk/ 

Back to top button
Close
Close