0_Maqedoni.Portal0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderShoqëriVideo deklaratë

Gjithsej 67 raste të reja me koronavirus në shtet, 25 të shëruar dhe një i vdekur

Nga gjithsej 868 testimeve të bëra gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 67 pacientë pozitivë ndaj Kovid-19. Akoma nuk kanë ardhur numrat e një laboratori privat dhe në disa orët e ardhshme do të publikohet edhe statistika detajuese nëpër qytete. Janë shëruar 25 pacientë ndërsa një pacient ka vdekur.

Shkup, 2 qershor 2020 (MIA) – Nga gjithsej 868 testimeve të bëra gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 67 pacientë pozitivë ndaj Kovid-19. Akoma nuk kanë ardhur numrat e një laboratori privat dhe në disa orët e ardhshme do të publikohet edhe statistika detajuese nëpër qytete. Janë shëruar 25 pacientë ndërsa një pacient ka vdekur.

Këtë sot në konferencë shtypi e kumtoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke theksuar se deri në mëngjes në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup janë pranuar gjashtë pacientë dhe tani të hospitalizuar janë gjithsej 40. Atje nuk ka pacientë të vendosur në respirator ndërsa në mbështetje oksigjenike janë 16 pacientë.

“Në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” janë hospitalizuar gjithsej 27 pacientë pozitivë në Kovid-19, prej të cilëve në respirator janë gjashtë pacientë. Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar shtatë pacientë, ndërsa në spitalin në Shtip 14. Në repartet infektive në Ohër, Veles, Kumanovë dhe Prilep gjithsej janë hospitalizuar 27 pacientë të cilët janë pozitivë ndaj virusit”, theksoi Filipçe. shk/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close