0_Maqedoni.PortalBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomi

Gjithsej 65.544 bujq aplikuan për subvencione

Gjithsej 65.544 bujq parashtruan kërkesë për subvencione deri më 31 korrik kur ishte afati i fundit për aplikim, kumtoi sot Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural.

Shkup, 4 gusht 2020 (MIA) – Gjithsej 65.544 bujq parashtruan kërkesë për subvencione deri më 31 korrik kur ishte afati i fundit për aplikim, kumtoi sot Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural.

Nga atje vlerësojnë se me sukses ka përfunduar procesi i paraqitjes për shfrytëzim të mbështetjes financiare në bujqësi.

“Aplikimi u zhvillua në mënyrë elektronike. Por, një pjesë e vogël e bujqve të cilët nuk dinin të aplikojnë vetë, edhe këtë vit, si edhe të kaluarat, kërkuan ndihmë nga të punësuarit në njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Në pajtim  me rekomandimet për preventivë nga Kovid-19 dhe respektimit të protokolleve, të gjithë të cilët i përmbushën kushtet në pajtim me Programin për bujqësi, parashtruan kërkesë për shfrytëzim të mbështetjes financiare”, theksoi drejtori i AMFBZHR, Nikollçe Babovski. ab/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close