
Teheran, 31 mars 2020 (MIA) –Më shumë se 3.100 njerëz janë helmuar me alkool në Iran, ndërsa deri tani kanë vdekur 320 prej tyre, kumtoi zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Kianush Xhahanpur.
Alkooli në Iran është i ndaluar, por në vend prodhohet alkool toksik. Gjatë epidemisë së koronavirusit në vend është rritur edhe numri i helmimeve me alkool toksik dhe të falsifikuar, i cili përdoret kundër “Kovid-19”.
Nga të gjithë 3.117 njerëzve të përfshirë në helmimin me alkool 1.066 janë hospitalizuar.
Për momentin në Iran janë regjistruar 44.600 raste të të infektuarve me koronavirus. Janë shëruar 14.565 njerëz, ndërsa 2.898 kanë vdekur. sa/