0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderMakedonija.SlajderShoqëri

Gjithsej 3.475 raste aktive me Kovid-19, më shumë të infektuar në Shkup dhe Tetovë

Numri i përgjithshëm me Kovid në vend nga fillimi i epidemisë është 8.332, ndërsa për momentin 3.475 janë aktivë, pasi dje u regjistruan 135 raste të reja të të infektuarve.

Shkup, 15 korrik 2020 (MIA) – Numri i përgjithshëm me Kovid në vend nga fillimi i epidemisë është 8.332, ndërsa për momentin 3.475 janë aktivë, pasi dje u regjistruan 135 raste të reja të të infektuarve.

Numri i të infektuarve sërish është më i lartë në Shkup, me atë që dje janë bërë 1.259 teste në kryeqytet janë regjistruar 79 raste pozitive. Pas Shkupit vijon Tetova me 13 raste pozitive.

Sa i përket qyteteve tjera në vend në Kumanovë-6, Dibër-2, Shtip-6, Prilep-1, Tetovë-13, Strugë-7, Manastir-3, Ohër-1, Kavadar-1, Gostivar-1, Makedonski Brod-1, Kratovë-1, Shën Nikollë-2, Kërçovë-3, Resnjë-1.

Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, kanë vdekur katër pacientë, një nga Shkupi, një nga Tetova, një nga Ohri dhe një nga Kërçova.

Instituti për shëndet publik regjistriu 142 persona të shëruar nga: Shkupi-68, Shtipi-3, Prilepi-1, Tetova-15, Struga-15, Ohri-15, Gostivari-7, Kriva Pallanka-1, Koçani-1, Probishtipi-1, Kratova-5, Sveti Nikolla-6, Resnja-4.

Në Klinikën infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar gjithsej katër pacientë, Gjithsej janë hospitalizuar 88 pacientë. Në mbështetje oksigjeni janë 53 pacientë, nuk ka pacientë në makinë respiratore. Në Spitalin në Kozle të hospitalizuar janë 25 pacientë të rritur, pozitivë me Kovid-19, pesë fëmijë pozitivë dhe një fëmijë suspektiv ndaj virusit. Në SPQ “8 Shtatori”, janë pranuar katër pacientë, gjithsej janë hospitalizuar 83 pacientë. Në makinë respiratore janë pesë pacientë.

Në periudhën e dhënë janë bërë gjithsej 9.995 testime (1.573 më shumë nga periudha 29 qershor -5 korrik) dhe janë regjistruar 1.073 raste pozitive të Kovid-19, që është për 156 raste më shumë se java paraprake. Nëse krahasojmë, përqindja e rasteve pozitive nga rastet e testuara pak është zvogëluar, 10,7 për qind pozitivë nga të testuarit për periudhën nga 6 deri në 12 korrik, kundrejt 10,9 për qind për javën paraprake.

Të infektuar të rinj janë regjistruar në 26 qytete, me ç’rast përqindje më të madhe të të infektuarve të rin ka në Shkup (42,3 për qind) dhe në Tetovë (8,9 për qind).

Në 16 qytete në vend, për periudhën e njëjtë, numri i rasteve të reja të konfirmuara është në 20.

Nga të infektuarit e rinj në këtë periudhë përqindje më të madhe janë personat mbi moshën 60 vjeçare 22,8 për qind, numër më i madh i të infektuarve të rinj është regjistruar tek personat e moshës prej 30 deri në 39 vjeçare – 20,1 për qind, më pas tek personat prej 50 deri në 59 vjeç – 19,3 për qind dhe prej 40 deri në 49 vjet – 18,8 për qind. Numër më të vogël të personave të rinj të infektuar ka tek fëmijët edhe atë të moshës deri në nëntë vjet – 3,7 për qind dhe prej 10 deri në 19 vjet – 3,3 për qind nga numri i përgjithshëm i të infektuarve të rinj.

Таг
Back to top button
Close
Close