BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Gjithsej 12 të vdekur, 225 të sëmurë dhe 201 të shëruar nga Kovid-19 në Kosovë

Në Kosovë në 24 orët e fundit,  sipas raportit zyrtar të Institutit  për shëndet publik, kanë vdekur 13 persona të cilët paraprakisht janë diagnostifikuar me Kovid-19, me çka shifra e tërësishme e viktima të pandemisë u rrit në 269, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 4 gusht 2020 (MIA) – Në Kosovë në 24 orët e fundit,  sipas raportit zyrtar të Institutit  për shëndet publik, kanë vdekur 13 persona të cilët paraprakisht janë diagnostifikuar me Kovid-19, me çka shifra e tërësishme e viktima të pandemisë u rrit në 269, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Të gjithë të vdekurit, sipas autoriteteve  shëndetësore kosovare, kanë pasur edhe probleme tjera të rënda shëndetësore dhe kanë vuajtur nga diabeti, sëmundjet kronike kardiovaskulare dhe kronike.

Në kumtesën e Institutit për shëndet publik  citohet edhe se, prej dje 477 testet e kryera (gjithsej 38.342 nga paraqitja e infektimit), pozitivë në koronavirusin e ri kanë rezultuar 226 persona.

Gjithsej, nga fillimi i epidemisë, në vend janë regjistruar 9.274 të infektuar. Si të shëruar udhëhiqen 5.190 persona, prej të cilëve dje 201 persona.

Shifra zyrtare e  bartësve aktiv të virusit të ri në Kosovë arrin 3.815. ia/sa/

Таг
Back to top button
Close
Close