EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Gjermania vendosë teste të detyrueshme për ata që kthehen në vend

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Shpan deklaroi se do të vendoset testim i detyrueshëm për të gjithë udhëtarët të cilët kthehen në Gjermani nga rajonet me rrezik të lartë.

Berlin, 3 gusht 2020 (MIA) – Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Shpan deklaroi se do të vendoset testim i detyrueshëm për të gjithë udhëtarët të cilët kthehen në Gjermani nga rajonet me rrezik të lartë.

“Dëshirojmë të koordinohemi me të gjitha krahinat gjermane, të cilat duhet të vendosin testim të detyrueshëm në aeroporte dhe stacionet hekurudhore”, theksoi Shpan.

Ai shtoi se testimi i detyrueshëm do të fillojë gjatë javës. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close