EvropëEvropë.Portal

Gjermania ka numër rekod të popullatës prej 83,2 milion qytetarë

 Gjermania, së bashku me migrimin, arriti numër rekord prej  83,2 milion banorë vitin e kaluar, por kjo është rritja  më e  ngadalësuar  nga viti 2012, publikoi sot Zyra për statistikë.

Berlin, 17 janar 2020 (MIA) – Gjermania, së bashku me migrimin, arriti numër rekord prej  83,2 milion banorë vitin e kaluar, por kjo është rritja  më e  ngadalësuar  nga viti 2012, publikoi sot Zyra për statistikë.

Gjermania e ka popullatën   më të vjetër në botë, ndërsa vitin e kaluar janë regjistruar shumë raste të vdekjes  se sa lindje nga viti 1972.

Plakja e popullatës është sfidë për sistemin pensional publik në vend dhe problem për kompanitë  të cilat duan  të angazhojnë punëtorë të kualifikuar.

Neto migrimi është vlerësuar në 300.000 deri 350.000 në vitin 2019, që është zvogëlim në krahasim  me vitin paraprak kur ishte 400.000, kumtoi Zyra për statistikë.

Më shumë se një milion njerëz të cilët ikin nga lufta dhe varfëria në Lindjen e afërt, Afrika dhe pjesët tjera  të botës kanë ardhur në Gjermani prejse kancelarja Angela Merkel i hapi kufijtë në vitin 2015. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close