EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Gjermania i hap kufijtë për punëtorët sezonal nga BE-ja

Nga 16 qershori, Gjermania do të lejojë që punëtorët sezonal nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe zona e Shengenit të hyjnë pa asnjë kufizim.

Berlin, 10 qershor 2020 (MIA) – Nga 16 qershori, Gjermania do të lejojë që punëtorët sezonal nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe zona e Shengenit të hyjnë pa asnjë kufizim.

Gjermania, për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri, më parë ka përcaktuar se maksimumi prej 80.000 punonjës sezonal mund të hyjnë në vend.

Vitin e kaluar, rreth 300.000 punëtorë sezonal u angazhuan në sektorin e bujqësisë në Gjermani, kryesisht nga Rumania dhe Polonia.

Qeveria në Berlin ka porositur punëdhënësit që të zbatojnë të gjitha standardet e higjienës.

Për të zvogëluar përhapjen e mundshme të Kovid-19, do të formohen ekipe fikse dhe nëse sëmuret një prej punëtorëve i gjithë ekipi do të jetë në izolim. bs/fab

Таг
Back to top button
Close
Close