EvropëEvropë.PortalKorrespondentë Botë

Gjermania: Evropa të përgjigjet me kundër sanksione ndaj SHBA-së, për masat kundër “Rrjedhës veriore – 2”

Evropa duhet të përgjigjet me sanksione drejt SHBA-së, nëse Uashingtoni ndërmerr masa kundër kompanive të cilat marrin pjesë në ndërtimin e gazpërçuesit “Rrjedha veriore -2”, bëri thirrje Oda ekonomike gjermano-ruse.

Uashington, 12 dhjetor 2019 (MIA) – Evropa duhet të përgjigjet me sanksione drejt SHBA-së, nëse Uashingtoni ndërmerr masa kundër kompanive të cilat marrin pjesë në ndërtimin e gazpërçuesit “Rrjedha veriore -2”, bëri thirrje Oda ekonomike gjermano-ruse.

Ndërkohë, Uashingtoni përgatit Ligj për sanksione edhe kundër realizuesve të “Rrjedhës turke”.

Gjermania reagoi ndaj votimit të buxhetit ushtarak të SHBA-së, në Senatin amerikan dhe propozim Ligjin për sanksione kundër “Rrjedhës veriore – 2”, të votuar në Dhomën përfaqësuese.

“Ndjejmë keqardhje për votimin në Dhomën përfaqësuese. Pozicioni ynë pas sanksioneve ekstra territoriale është i qartë – ne i refuzojmë”, deklaroi sot ministria e Ekonomisë e Gjermanisë, njofton Zëri i Amerikës.

Oda ekonomike gjermano-ruse për tregti të jashtme, vlerëson se gazpërçuesi është i rëndësisë së madhe për sigurinë energjetike për gjithë Evropën. Prej aty bëjnë thirrje për kundër sanksione ndaj SHBA-së, në rast se propozim ligji miratohet. Ai u dënua edhe nga Rajner Zele, kryetar i kompanisë austriake të energjetikës “OMB”, e cila është bashkëinvestitor me kompaninë ruse “Gazprom”, dhe kompani tjera në projektin “Rrjedha veriore – 2”.

Ndryshe, në ligjin për “Rrjedhën veriore – 2”, janë theksuar masa kundër kompanive anijet e të cilëve janë angazhuar në vendosjen e gypave në fund të Detit Baltik. Në rastin e “Rrjedhës turke”, bëhet fjalë për sanksione të mundshme kundër realizuesve të pjesës tokësore të gazpërçuesit, për shkak se degët nënujore janë ndërtuar.

Të dy gypat përçues duhet të lëshohen në përdorim në vitin 2020. Me këto projekte Rusia, dëshiron ta zvogëlojë varësinë e transitit përmes Ukrainës, të eksportit të saj të gazit.

Ndërkohë, në Bruksel vlerësojnë se “Rrjedha veriore – 2”, e cila e bën Evropën ende më të varur nga transporti i gazit rus, është kërcënim për tregun energjetik të brendshëm dhe i shkel politikat energjetike të BE-së. oxh/

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close