EvropëEvropë.Portal

Gjermani: Vendimi i Rusisë për dëbimin e diplomatëve është i padrejtë

Gjermania sot e vlerësoi si të padrejtë vendimin e Rusisë të dëbojë dy diplomatë gjermanë nga Moska, që ishte kundërpërgjigje e vendimit të Berlinit që javën e kaluar të shpallë dy diplomatë rusë për "person non grata".

Berlin, 12 dhjetor 2019 (MIA) – Gjermania sot e vlerësoi si të padrejtë vendimin e Rusisë të dëbojë dy diplomatë gjermanë nga Moska, që ishte kundërpërgjigje e vendimit të Berlinit që javën e kaluar të shpallë dy diplomatë rusë për “person non grata”.

Gjermania e paralajmëroi dëbimin e dy diplomatëve rusë javën e kaluar për shkak se, siç theksoi, refuzimi i Moskës të bashkëpunojë në hetimin për vrasjen e një shtetasi gjeorgjian, për të cilin prokurorët gjermanë dyshojnë te rusët dhe çeçenët.

“Qeveria gjermane  me keqardhje e konstaton vendimin e autoriteteve ruse të shpallin dy të punësuar në Ambasadën gjermane në Moskë për “person non grata””, theksoj Ministria gjermane e Punëve të jashtme, duke shtuar se “kjo dërgon sinjal të gabuar dhe është e padrejtë”.

Таг
Back to top button
Close
Close