EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Gjermani: Një djalosh ka kryer vrasje masive në familjen e tij

 Policia gjermane kumtoi se  një djalosh 26 vjeçar nga qyteti Rot am Ze sot pasdite ka kryer vrasje ndaj prindërve të tij dhe katër anëtarëve  të familjes me pushkë gjysmëautomatike, ndërsa pastaj  e ka thirrur policinë dhe ka pritur të arrestohet.

Berlin, 24 janar 2020 (MIA) – Policia gjermane kumtoi se  një djalosh 26 vjeçar nga qyteti Rot am Ze sot pasdite ka kryer vrasje ndaj prindërve të tij dhe katër anëtarëve  të familjes me pushkë gjysmëautomatike, ndërsa pastaj  e ka thirrur policinë dhe ka pritur të arrestohet.

Në incidentin janë lënduar dy persona, nga të cilët njëri gjendet  në rrezik për jetë. I dyshuari  u është kërcënuar edhe dy fëmijëve  të moshës prej 12 dhe 14 vjet, por ato nuk janë lënduar.

“Është arrestuar  shtetasi gjerman 26 vjeçar, i cili do të dëgjohet sapo të arrijë avokati i tij. Në shtëpinë  dhe pas saj janë gjetur gjashtë trupa, tre burra të moshës prej 36, 65 dhe 69 vjet, si dhe tre gra të moshës prej 36, 56 dhe 62 vjet”, deklaroi shefi lokal i policisë Rajner Meler, duke shtuar se dy nga viktimat  janë prindër të sulmuesit.

Tani për tani nuk dihet motivi i sulmit, por supozohet se bëhet fjalë për mospajtime familjare. Sulmuesi ka qenë anëtar i klubit për qitje. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close