EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Gjermani: Në izolim 160 persona pas pjesëmarrjes në një tubim privat, një person në gjendje kritike

Rreth 160 persona duhet të izolohen pas disa ngjarjeve private që shkaktuan një vatër të re të epidemisë së koronavirusit të ri në qytetin gjerman Gotingen, komunikuan sot autoritetet.

Gotingen, 31 maj 2020 (MIA) – Rreth 160 persona duhet të izolohen pas disa ngjarjeve private që shkaktuan një vatër të re të epidemisë së koronavirusit të ri në qytetin gjerman Gotingen, komunikuan sot autoritetet.

Tridhjetë e pesë prej tyre u testuan pozitiv për Kovid-19 pasi morën pjesë në një ngjarje private që kanë qenë të ndaluara gjatë izolimit për shkak të pandemisë.

Nga ata 35 të infektuar, një është në gjendje kritike. Zyrtarët e qytetit thanë që do t’i testojnë të gjithë personat që kanë qenë në kontakt me grupet, pa marrë parasysh nëse ata shfaqnin simptoma të sëmundjes apo jo.

Informacioni në lidhje me të infektuarit e ri u bë publik një ditë pasi kancelarja gjermane Angela Merkel tha se vendi e ka “kaluar” provimin e epidemisë deri më tani, por paralajmëroi se i pret një punë e madhe akoma. mb/

Back to top button
Close
Close