BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Gjenerali Rejmond edhe zyrtarisht është shefi i parë i Forcave amerikane hapësinore

- Në Shtëpinë e Bardhë para nënpresidentit Majk Pens betim zyrtar dha gjenerali Xhon Rejmond, komandant i gjinisë së re ushtarake në armatën e SHBA-së - Forcave hapësinore, informuan mbrëmë nga Shtëpia e Bardhë.

Uashington, 15 janar 2020 (MIA) – Në Shtëpinë e Bardhë para nënpresidentit Majk Pens betim zyrtar dha gjenerali Xhon Rejmond, komandant i gjinisë së re ushtarake në armatën e SHBA-së – Forcave hapësinore, informuan mbrëmë nga Shtëpia e Bardhë.

Gjenerali Rejmond ishte emëruar në këtë funksion më 20 dhjetor të vitit 2019, kur presidenti Donald Tramp nënshkroi ligjin me të cilin u vendos gjinia e re në armatën e SHBA-së.

“Ushtria hapësinore do të kontribuojë në parandalimin e agresionit dhe kontrollit të situatës nga lartësia maksimale”, deklaroi Trampi gjatë nënshkrimit të ligjit.

Sipas personave zyrtarë, Ushtria e hapësirës do të organizojë, trajnojë dhe ekipojë personel ushtarak i cili para së gjithash do të merret me operacione në hapësirë.

Roli i armatës në hapësirë është lëndë e trajnimit të kujdesshëm sepse SHBA-ja gjithnjë e më shumë mbështetet në satelitët e orbitit të cilat rëndë mbrohen. Satelitët sigurojnë lidhje, navigacion, zbulim dhe servise të tjera të rëndësishme me jetë për armatën dhe për ekonominë e vendit.

Ushtria  hapësinore do të jetë nën komandën e Forcave Ajrore, në regjim të ngjashëm si edhe Këmbësoria e marinës  është shërbim i veçantë në përbërje të Flotës ushtarake-detare të SHBA-së.

Sipas personave zyrtarë, përbërja e parë e Forcave Hapësinore do të përfshijë mijëra ushtarë nga Forcat Ajrore, ndërsa gjithashtu edhe personel civil i cili tani shërben në Komandën hapësinore të Forcave ajrore. fc/

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close