BallkanBallkan.Portal

Gjendje e jashtëzakonshme edhe në Republikën Serbska për shkak të koronavirusit

Prej sot hynë në fuqi shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në Republikën Serbska e cila është vendosur me qëllim që të parandalohet përhapja e koronavirusit të ri.

Banja Lukë, 3 prill 2020 (MIA) – Prej sot hynë në fuqi shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në Republikën Serbska e cila është vendosur me qëllim që të parandalohet përhapja e koronavirusit të ri.

Vendimin e ka sjellë Parlamenti i RS më 28 mars, ndërsa në Gazetën zyrtare është publikuar dhe ka hyrë në fuqi pasi përfaqësuesit e boshnjakëve hoqën dorë nga vetoja, gjegjësisht parashtrimi i kërkesës për konfirmimin interesit vital nacional të popullit konstituiv.

Vendimi për gjendje të jashtëzakonshme vlen për gjithë territorin e Republikës Serbska. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close