BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Gjendja me Kovid-19 në botë deri në orën 20

Sipas të dhënave më të reja, në botë deri më tani janë regjistruar 1.000.177 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Prej tyre 51.356 e kanë humbur jetën, ndërsa 210.199 janë shëruar.

Shkup, 2 prill 2020 (MIA) –  Sipas të dhënave më të reja, në botë deri më tani janë regjistruar 1.000.177 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Prej tyre 51.356 e kanë humbur jetën, ndërsa 210.199 janë shëruar.

-Komanda ushtarake e NATO-s në Evropë do të bashkëngjitet në përpjekjet për parandalimin e epidemisë së Kovid-19. Këtë e kumtoi sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg pas takimit të sotëm me video-lidhje të ministrave të punëve të jashtme të NATO-s.

-Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavurisn e ri në Turqi është 18.135 njerëz, 365 e kanë humbur jetën. Sot rekord – 79 të vdekur nga virusi.

-Parlamenti portugez votoi për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme për 15 ditë për shkak të koronavirusit.

-Presidenti i Austrisë, Aleksander van der Belen u bëri thirrje australianëve të përmbahen në luftën me pandeminë.

-Në Kanada ka më shumë se 10.000 të infektuar nga koronavirusi i ti, ndërsa vdekshmëria është rritur për 21 për qind – gjithsej 217 të vdekur. fb/

Back to top button
Close
Close