BotëBotë.Portal

Gjendja me Kovid-19 në botë deri në orën 20:00

Sipas të dhënave më të reja, në botë deri më tani janë regjistruar 1.490.154 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Prej tyre të vdekur janë 87.317, ndërsa u shëruan 31.017 njerëz.

Shkup, 8 prill 2020 (MIA) – Sipas të dhënave më të reja, në botë deri më tani janë regjistruar 1.490.154 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Prej tyre të vdekur janë 87.317, ndërsa u shëruan 31.017 njerëz.

-Numri i rasteve të vdekjes nga epidemia e Kovid-19 në rajonin italian të Lombardisë, që është epiqendra e infektimit në atë vend, u rrit për 288 dhe arriti 9.722 të vdekur. Numri i të vdekurve në Itali u rrit për 542, në gjithsej 17.669 persona, përderisa numri i rasteve të reja me Kovid-19 u rrit për 3.836, duke arritur numrin 139.422, kumtoi Agjencia për mbrojtje civile.

-Britania e Madhe shënoi numër rekord të rasteve të vdekjes nga koronavirusi, 938 në 24 orët e fundit. Me këtë, numri i të vdekurve në vend arriti në 7.097, kumtoi Ministria britanike e Shëndetësisë. Njëkohësisht, gjendja shëndetësore e kryeministrit Boris Xhonson po “përmirësohet”, ai kontakton me personelin mjekësor, por mbetet në mjekim intensiv.

-Në Bullgari, vetëm gjatë ditës së djeshme në regjistrin e të papunëve janë vendosur gjithsej 7.424 persona, prej të cilëve 5.845 deklaruan se e humbën punën për shkak të krizës me koronavirusin, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

– BE-ja do të duhej t’i vazhdojë deri nga mesi i majit kufizimet për udhëtime, kumtoi Komisioni evropian lidhur me masat e jashtëzakonshme të cilat kanë për qëllim të parandalohet përhapja ne Kovid-19.

-Rreth 60.000 amerikanë mund të vdesin në pandeminë e koronavirusit, sipas modelit të vlerësimit, të cilin shpesh herë e cekin kreatorët amerikanë të politikës shtetërore, ndërkaq me të cilin parashihet 26 për qind ulje e rasteve të vdekjes.

-Qarku i pjesës qendrore të Kinës sërish është vendosur nën karantinë, pasi që epidemia e koronavirusit përsëri shpërtheu në të, kumtoi portali Bllumberg.

-Kryeministri kanadez, Xhastin Trudo u kthye në vendin e punës pas vetëizolimit 14-ditor.

-Shteti federal i Nju-Jorkut shënoi sot numrin më të madh të vdekjeve që prej fillimit të pandemisë – 779 njerëz.

-Në Evropë deri më tani nga koronavirusi i ri kanë vdekur mbi 60.000 njerëz. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close