BotëBotë.Portal

Gjendja me Kovid-19 në botë deri në orën 20:00

Sipas të dhënave të fundit, në botë janë regjistruar 585 mijë persona të infektuar me koronavirusin e ri. Prej tyre kanë vdekur 26.827, ndërsa janë shëruar 131.428 persona. 

Shkup, 27 mars 2020 (MIA) – Sipas të dhënave të fundit, në botë janë regjistruar 585 mijë persona të infektuar me koronavirusin e ri. Prej tyre kanë vdekur 26.827, ndërsa janë shëruar 131.428 persona.

-Numri i të infektuarve me koronavirus në Hungari është rritur në 300, është publikuar në ueb-faqen e qeverisë hungareze. Numri i personave të shëruar është rritur nga 28 në 34.

-Në BeH sot janë regjistruar edhe 39 raste të reja të të infektuarve me koronavirus, me ç’rast numri i përgjithshëm i personave pozitiv ka arritur në 230.

-Në Malin e Zi janë regjistruar edhe pesë raste të Kovid-19, numri ka arritur në 75. Në vend ka mbi 6.278 persona nën mbikëqyrje sanitare dhe mjekësore.

-Në Kroaci sot është dita më e keqe deri më tani me 91 të sapoinfektuar. Numri i përgjithshëm ka arritur në 551 të infektuar.

-Guvernatori i Nju-Jorkut, Endrju Kuomo paralajmëroi se situata në këtë vend amerikan është alarmant.

-Kina i mbylli kufijtë për shumicën e të huajve, regjistrohet një rast i ri i infeksionit lokal.

-Edhe Suedia vendosi masa më të rrepta në luftën kundër përhapjes së koronavirusit.

-Autoritetet e Indisë në shtetin Punxhab vendosën në karantinë rreth 40.000 banorë lokal në 20 fshatra, pas vdekjes së një burri 70-vjeçar i infektuar me koronavirus.

-Argjentina i mbylli kufijtë për shkak të Kovid-19.

-Autoritetet në Irlandën Veriore planifikojnë përsëri t’i mbyllin dyqanet për alkool. ls/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close