BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Gjendja me Kovid-19 në botë deri në orën 10:00

Sipas të dhënave më të reja, në botë deri tani janë regjistruar 600.859 njerëz të infektuar me koronavirusin e ri. Prej tyre  27.417 kanë vdekur ndërsa 133.426 janë shëruar.

Shkup, 28 mars 2020 (MIA) – Sipas të dhënave më të reja, në botë deri tani janë regjistruar 600.859 njerëz të infektuar me koronavirusin e ri. Prej tyre  27.417 kanë vdekur ndërsa 133.426 janë shëruar.

“Në Itali  nga koronavirusi i ri vdiqën 9.134 njerëz, ndërsa në 24 orët e fundit numri i tyre arrin 969, ndërsa janë regjistruar 5.909 raste të reja. Kjo është shifra më e madhe e rasteve të vdekjes  në një ditë.

“Në SHBA deri tani  janë shënuar mbi 100.000 persona të infektuar me Kovid-19, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 14.602 raste edhe krahas  asaj që të gjitha shtetet federale amerikane ende nuk kanë paraqitur raste të reja. Deri tani kanë vdekur 1.536 njerëz prej të cilëve 241 në 24 orët e fundit.

“India ka regjistruar rritje më të madhe  të të saposëmurëve nga fillimi  i pandemisë. Në 24 orët e fundit 149 persona kanë rezultuar pozitiv  në Kovid-19. Gjithsej në Indi janë regjistruar 873 pacientë, prej të cilëve 19 vdiqën.

“Kryeministri çek Andrej Babish paralajmëroi se me siguri gjendja e jashtëzakonshme do të vazhdohet edhe për 30 ditë. Në Çeki të infektuar janë 2.279 njerëz, ndërsa janë testuar 31.127. Dhjetë persona u shëruan, ndërsa nëntë vdiqën nga koronavirusi i ri.

“Në Turqi kufizohet  komunikacioni i autobusëve me qëllim që të ndalet  përhapja e Kovid-19. Në vend janë regjistruar gjithsej 5,698 persona të infektuar, prej të cilëve 42 u shëruan, ndërsa 92 vdiqën.

Në Mal të Zi infeksioni  me Kovid-19 është konfirmuar  te shtatë persona, me çka numri i të infektuarve arrin 82 dhe një person i vdekur.

Në Austri 7.697 janë pozitiv të koronavirusit, ndërsa  numri i rasteve të vdekjes u rrit për nëntë dhe arrin 68.  sa/

Таг
Back to top button
Close
Close