BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Gjendja me Kovid-19 në botë deri në orën 10:00

Sipas të dhënave të fundit, në botë me koronavirusin e ri deri më tani janë infektuar 2.004.383 persona. Prej tyre kanë vdekur 126.811, ndërsa janë shëruar 485.304 persona. 

Shkup, 15 prill 2020 (MIA) – Sipas të dhënave të fundit, në botë me koronavirusin e ri deri më tani janë infektuar 2.004.383 persona. Prej tyre kanë vdekur 126.811, ndërsa janë shëruar 485.304 persona.

-Më së shumti të infektuar ka në SHBA-614.246, ndërsa kanë vdekur 26.064 persona.

-Spanja i paraqiti 174.060 të infektuar, si dhe 18.255 raste të vdekjes.

-Në Itali nga koronavirusi kanë vdekur 21.067 persona, ndërsa janë infektuar gjithsej 162.488 persona.

-Franca i ka 143.303 të infektuar, ndërsa kanë vdekur 15.723 njerëz.

-Në Britaninë e Madhe janë 93.873 të infektuar, kanë vdekur 12.107 persona.

-Në Gjermani janë regjistruar 2.486 raste të reja të koronavirusit, me ç’rast numri i përgjithshëm i të infektuarve është 127.584, tregojnë të dhënat e sotme të Institutit për sëmundje infektive, Robert Koh.

-Në Kinë në 24 orët e fundit janë paraqitur 46 raste të reja të koronavirusit, ndërsa si pasojë e sëmundjes ka vdekur një person”, kumtoi sot Komisioni Kombëtar i Shëndetit. Shumica e të infektuarve të rinj, 36 pacientë, kanë ardhur nga jashtë. Kështu, numri i përgjithshëm i rasteve të importuara të Kovid-19 në Kinë arriti në 1.500. Prej tyre, 596 tashmë janë shëruar, ndërsa 904 janë ende duke u trajtuar.

-Qeveria daneze planifikon të heqë disa kufizime më shpejt se sa pritej, pasi numri i pacientëve të shtruar në spital me sëmundjen Kovid-19 edhe më tej vazhdon të bie, deklaroi kryeministrja Mete Frederiksen.

-Në Rumani nga Kovid-19 kanë vdekur edhe gjashtë njerëz, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend në 357. Numri i personave të infektuar deri dje ishte 6,879.

-Në Bullgari ka gjithsej 735 raste të konfirmuara të koronavirusit. Deri më tani janë shëruar 105, ndërsa kanë vdekur 36 persona. ls/shk/ 

 

Таг
Back to top button
Close
Close