BotëBotë.Portal

Gjendja me Kovid-19 në botë deri në ora 10

Sipas të dhënave më të fundit, në botë deri më tani janë regjistruar 1.607.595 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Nga këta, 95.785 kanë vdekur dhe 357.164 janë shëruar.

Shkup, 10 prill 2020 (MIA) – Sipas të dhënave më të fundit, në botë deri më tani janë regjistruar 1.607.595 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Nga këta, 95.785 kanë vdekur dhe 357.164 janë shëruar.

-Britania e Madhe ka organizuar 12 fluturime nga India për të riatdhesuar 3.000 shtetas”, njoftoi BBC. Pritet që së shpejti të organizohen edhe pesë fluturime të tjera, me çka numri i britanikëve që kthehen në vendin e tyre do të arrijë 5.000.

-Sot fillon ora më e gjatë policore në Serbi, kur nga ora 17 e deri të hënën në 05 të mëngjesit është në fuqi ndalimi i lëvizjes. Në Serbi, deri dje janë konfirmuar 2.867 persona të infektuar dhe 66 të vdekur.

-Shtetrrethim vendoset edhe në pjesën veriore të Mitrovicës dhe në Zveçan. Nga sot në mesditë deri të hënën në ora 06:00 në fuqi është ndalesa e plotë e lëvizjes së qytetarëve.

-Kërkimet e reja tregojnë se koronavirusi filloi të qarkullojë në Nju-Jork nga mesi i shkurtit, disa javë para se të konfirmohej rasti i parë dhe se udhëtarët e kanë sjellë nga Evropa, jo nga Azia”, ​​publikoi Nju-Jork Tajms

-Në Kinë dje janë konfirmuar 42 raste të reja të infeksionit me koronavirus ndërsa një ditë më parë kishte 63 raste”, kumtoi Ministria kineze e Shëndetësisë. Mes 42 rasteve të reja, madje 38 janë tek personat që janë kthyer në Kinë nga jashtë.

-Parlamenti spanjoll mbrëmë miratoi zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme për 15 ditë shtesë, deri në 26 prill. Megjithatë, kryeministri Pedro Sançez paralajmëroi se pastaj do të duhet të kërkojë zgjatje të re për të penguar përhapjen e koronavirusit.

-Në Mal të Zi,  është ndaluar përdorimi i aparateve për kafe, të cilat konsiderohet se janë një nga burimet e infeksionit,

– Në Austri, nga 14 prilli, do të hapen dyqanet e materialeve të ndërtimit dhe të kopshtarisë, dyqanet për metale fisnike, si dhe të gjitha dyqanet e tjera me sipërfaqe maksimale deri në 400 metra katrorë.

– Sipas të dhënave të marra këtë mëngjes, në Republika Sërpska janë regjistruar 16 të sapo infektuar me koronavirus, me çka numri i të infektuarve arrin në 381, tha ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Alen Sheraniq. Ai tha se 425 teste ishin kryer gjatë 24 orëve të kaluara.

– Tre raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në Mal të Zi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 255.

– Kanada në ditën e sotme hyri me 20.693 persona të infektuar, 526 të vdekur, ndërsa numri më i lartë i rasteve të konfirmuara të Kovid-19 është në dy provincat më të mëdha Ontario (5.759 të infektuar, 215 të vdekur) dhe Kuebek  (10.912 të infektuar dhe 216 të vdekur).

– Në Korenë e Jugut, këtë mëngjes janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, me ç’rast janë caktuar vendvotime të veçanta për të infektuarit me koronavirus. Më shumë se 3000 persona të infektuar, si dhe rreth 900 punonjës shëndetësorë, do të mund të votojnë në tetë vendvotime. Vetë zgjedhjet mbahen më 15 prill, por autoritetet shpresojnë se njerëzit do të përdorin mundësinë për të votuar herët për të shmangur turmat në qendrat e votimit atë ditë. Gjatë dy ditëve të votimit parazgjedhor, njerëzit do të mund të votojnë në 3.500 vendvotime.

– Festat e Pashkëve në Itali këtë vit do të shënohen nën masa të karantinës së përgjithshme, në izolim, me kontroll të rreptë nga tokë dhe det, me mbikëqyrje me ndihmën e droneve dhe helikopterëve për të shmangur tubimin e njerëzve gjatë festave. Banorët e Italisë, ku deri më tani nga Kovid-19 kanë vdekur më shumë se 18.000 njerëz të Premten e Madhe, e pritën në bllokadë, ndërsa Pashkët do të kalojnë pa tubime publike, siç është festimi i zakonshëm në Vatikan, ndërsa kreu i Kishës katolike të Romës, Papa Françesku, do t’u drejtohet besimtarëve përmes televizionit dhe internetit. mb/

Back to top button
Close
Close