
Shkup, 9 prill 2020 (MIA) – Sipas të dhënave më të reja, në botë deri më tani janë regjistruar 1.576.496 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Prej tyre kanë vdekur 93.575, ndërsa janë shëruar 348.188 persona.
– Suedia dita e dytë me radhë ka numër rekord të të vdekurve, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve është 792. Numri i të infektuarve është rritur në 9.141, ndërsa 719 persona janë në trajtim intensiv.
– Numri i të vdekurve nga Kovid-19 në Turqi në 24 orët e fundit është rritur për 96 në 908 viktima. Numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin 42.282, ndërsa janë shëruar 2.142 persona.
– Numri i të vdekurve në Itali sot është rritur për 610 në gjithsej 18.279, bëri të ditur agjencia italiane për mbrojtje civile. Numri i të infektuarve të rinj është rritur për 4.204 në gjithsej 143.626. Janë shëruar 28.470 persona.
– Guvernatori i Nju-Jorkut Endrju Kuomo deklaroi se janë hospitalizuar 200 persona, që është numër më i madh që nga fillimi i epidemisë. Në të njëjtën kohë, në 24 orët e fundit kanë vdekur 799 persona që është një rekord i ri në numrin e rasteve të vdekjeve për një ditë.
– Në Mal të Zi nga pasditja nuk është regjistruar asnjë rast i ri të infektuarve.
– Qeveria hungareze propozoi kufizim të pacaktuar të lëvizjes së njerëzve që ishte vendosur para dy javëve.
– Në Britani të Madhe janë regjistruar 881 raste të reja të rasteve të vdekjeve, me çfarë numri i përgjithshëm të të vdekurve nga virusi në vend ka mbërritur 7.978. Gjithsej janë infektuar 65.077 persona.
– Në Holandë në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 1.200 raste të reja të të infektuarve dhe 123 të vdekur. Deri në këtë moment në vend kanë vdekur 2.396 persona nga gjithsej 21.762 persona.
– Numri i personave të cilët udhëtojnë me aeroplan është ulur për 96 për qind, lajmëroi Si-En-En-i. ar/