BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Gjendja me Kovid-19 deri në orën 10:00

Sipas të dhënave më të reja, në botë deri më tani janë regjistruar 860.184 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Prej tyre, të vdekur janë 42.344, ndërsa u shëruan 178.442 njerëz.

Shkup, 1 prill 2010 (MIA) – Sipas të dhënave më të reja, në botë deri më tani janë regjistruar 860.184 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Prej tyre, të vdekur janë 42.344, ndërsa u shëruan 178.442 njerëz.

-Në Sllovaki është paraqitur rasti i parë i vdekjes si pasojë e koronavirusit të ri. Në  vend deri më tani janë regjistruar 363 pacientë të infektuar.

-Edhe në Oman është regjistruar rasti i parë i vdekjes si pasojë e Kovid-19, ku ka 192 persona të infektuar.

-Në Austri edhe më tej po rritet numri i personave të infektuar me Kovid-19 dhe u rrit në 10.185 njerëz, prej të cilëve 133 vdiqën.

-Në Kanada, në 24 orët e fundit është rritur numri i njerëzve të infektuar me koronavirusin e ri për 1.111 me çka numri i përgjithshëm paraqet 8.548, prej të cilëve 96 vdiqën. Për shkak të pandemisë, në qytetin më të madh kanadez – Toronto janë anuluar të gjitha ngjarjet publike deri më 30 qershor.

-Numri i rasteve të konfirmuara në Gjermani paraqet 67.366, prej të cilëve 732 njerëz vdiqën si pasojë e koronavirusit të ri.

-Në Indi të infektuar janë 1.397 njerëz me Kovid-19, 35 prej të cilëve vdiqën, ndërsa 124 janë shëruar. Kryeministri indian Narendra Modi u bëri thirrje autoriteteve lokale të sigurojnë respektim të rreptë të karantinës.

-Në Korenë e Jugut, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 101 raste, me çka numri i të infektuarve me koronavirusin e ri u rrit në 9.887, përderisa gjithsej vdiqën 165 njerëz, ndërkaq u shëruan 5.567.

-Në Bullgari numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar me Kovid-19 paraqet 142. Në Ruse është regjistruar rasti i parë tek një burrë i cili ishte kthyer nga Austria.

-Në BeH janë vërejtur katër pacientë të rinj me çka numri i njerëzve të infektuar u rrit në 424, prej të cilëve 17 janë shëruar, ndërsa 13 kanë vdekur.

-Në Hungari, gjithsej të infektuar me koronavirusin e ri janë 525 njerëz, prej të cilëve 20 kanë vdekur, ndërsa 40 u shëruan, përderisa 61 njerëz janë në karantinë.

-Në Mal të Zi në 24 orët e fundit janë regjistruar 11 të infektuar të rinj me koronavirus, me çka numri i të infektuarve u rrit në 120. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close