Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Gjendja e sigurisë në Kërçovë në 24 orët e kaluara stabile

Situata e sigurisë në rajonin e shtatë komunave që i mbulon SPB - Ohër, ku bën pjesë edhe Kërçova, është e qëndrueshme. Gjatë 24 orëve të kaluara, në periudhën mes orës 07.00 të mëngjesit 31.03.2020 deri në ora 07.00 të datës 01.04.2020 nuk ka persona të regjistruar që nuk e kanë respektuar ndalimin e lëvizjes gjatë zbatimit të masave për lëvizje të kufizuar dhe mbrojtje të qytetarëve nga përhapja e koronavirusit Kovid. -19, informuan nga SPB - Ohër.

Kërçovë, 1 prill 220 (MIA) – Situata e sigurisë në rajonin e shtatë komunave që i mbulon SPB – Ohër, ku bën pjesë edhe Kërçova, është e qëndrueshme. Gjatë 24 orëve të kaluara, në periudhën mes orës 07.00 të mëngjesit 31.03.2020 deri në ora 07.00 të datës 01.04.2020 nuk ka persona të regjistruar që nuk e kanë respektuar ndalimin e lëvizjes gjatë zbatimit të masave për lëvizje të kufizuar dhe mbrojtje të qytetarëve nga përhapja e koronavirusit Kovid. -19, informuan nga SPB – Ohër.

“Nuk ka tubime të qytetarëve, prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe aksidente trafiku. Zhvillohet në mënyrë të papenguar kontrolli i personave që janë në karantinë të detyrueshme shtetërore, mbikëqyrja shëndetësore dhe izolimi shtëpiak dhe vetizolimi i detyrueshëm 14-ditor, thotë zëdhënësi i SPB-Ohër, Stefan Dimoski.

Ai shton se gjatë kësaj periudhe janë kryer 90 inspektime mbi personat e regjistruar me vendim për izolim, pesë prej të cilëve në Kërçovë. Janë kryer 326 kontrolle mbi personat në vetizolim, gjithsej janë dhjetë persona në Kërçovë. Nëpunësit e policisë kryen 40 kontrollime në ambientet hotelierike. mb

Back to top button
Close
Close