Gjendja e rrugëve

Gjendja e rrugëve

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, në disa vende nëpër rrugë të thata.

Shkup, 14 shkurt 2020 (MIA) – Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, në disa vende nëpër rrugë të thata.

Intensiteti në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të  lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Aksi rrugor P2332 Ohër – Resnjë, përmes parkut nacional Galiçicë (lidhur me P1307 Dogana – në lidhje me A3 dhe P1301 – Tërpejca) prej 15.11.2019 deri 01.04.2020 është i mbyllur për komunikacion për të gjitha llojet e automjeteve.

Nga 31.01.2020 do të fillojë zbatimi i aktiviteteve ndërtimore gjatë vendosjes së kandelbarëve (ndriçimit elektrik) në aksin magjistarl A1 aksi rrugor Veles – Negotinë, unaza Veles-Jug në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditëve, për çka do të bëhet ndryshim i regjimit të komunikacionit.

DIGITAL SHPKNJP Strumicë njofton për ndryshim të përkohshëm të regjimit të komunikacionit në aksin shtetëror A1, aksi Demir Kapit – Smokvicë, gjatë zbatimit të punimeve ndërtimore – ndriçimit elektrik në tunelit Demir Kapi në rrugën shtetërore, në pajtim të miratimit të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve. Kohëzgjatja është në periudhë prej 3 muajve llogaritur nga dita e dhënies së pëlqimit për punimet (02.01.2020)

Shoqëria Asfalt SHPKNJP Shkup njofton se për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore për ndërtim të sistemit elektronik për pagesë të stacionin pagesor Demir Kapi në periudhën 03.09.2019 deri më 02.03.2020 në rrugën magjistrale A1 aksi Negotinë – Gjevgjeli, stacioni pagesor Demir Kapi, qarkullimi do të zhvillohet konform Miratimit për regjim të përkohshëm të qarkullimit nr.11-rr.128/4 deri më 03.09.2019 të lëshuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Strabag AG njofton se kryen aktivitete ndërtimore në rrugën ekspres A4 pjesa Shtip – Radovish. Rekomandohet që shoferët të vozitin me kujdes në këtë pjesë dhe ta respektojnë sinjalizimin e vendosur rrugor.

VK Ilinden-Strugë njofton se për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore, ndërtimit të mbikalimit për ZZHTI Strugë në aksin rrugor A2 f. Podmole – Strugë do të ketë regjim të përkohshëm të komunikacionit. Në vendin e ngjarjes do të vendoset sinjalizim i duhur rrugor.

Ekskavatori MK njoftojnë se për shkak të rehabilitimit të rrugës rajonale P1204, aksi Kumanovë – Sveti Nikole L=32 km  ka regjim të përkohshëm të komunikacionit.

Qendra Informative

(02) 15 555

Back to top button
Close
Close