0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePartitë politikePolitikë

Gjendja e jashtëzakonshme mund të vazhdojë për shkak të implikimeve ekonomike, që të mundet Qeveria të funksionojë derisa nuk ka Parlament, thotë Zaev

Gjendja e jashtëzakonshme e cila ishte vendosur për shkak të gjendjes shëndetësore dhe epidemisë së Kovid-19, por edhe për shkak të implikimeve ekonomike nga koronakriza, me qëllim që Qeveria  të mund të sjellë dekrete me fuqi ligjore dhe t'u ndihmojë qytetarëve dhe ekonomisë,  derisa nuk kemi Parlament, theksoi sonte lideri i LSDM-së Zoran Zaev në intervistë për TV Telma, në të cilën mes tjerash ka folur edhe për mundësitë e vazhdimit të gjendjes së jashtëzakonshme.

Shkup, 13 maj 2020 (MIA) – Gjendja e jashtëzakonshme e cila ishte vendosur për shkak të gjendjes shëndetësore dhe epidemisë së Kovid-19, por edhe për shkak të implikimeve ekonomike nga koronakriza, me qëllim që Qeveria  të mund të sjellë dekrete me fuqi ligjore dhe t’u ndihmojë qytetarëve dhe ekonomisë,  derisa nuk kemi Parlament, theksoi sonte lideri i LSDM-së Zoran Zaev në intervistë për TV Telma, në të cilën mes tjerash ka folur edhe për mundësitë e vazhdimit të gjendjes së jashtëzakonshme.

“Iniciativa  të shpallim gjendje të jashtëzakonshme u soll te presidenti i shtetit dhe atëherë arsyet ishin  implikime ekonomike, që të mundet Qeveria  të sjellë dekrete me fuqi ligjore dhe t’u ndihmojë qytetarëve, ekonomive, ndërsa edhe për shkak të gjendjes shëndetësore. Të gjitha masat  të cilat i shikoni  se si dimensionohen rreth kufizimeve nuk janë  dekrete me fuqi ligjore, por janë vendime të Qeverisë. Dekretet më së shumti kanë të bëjnë me  implikimet  ekonomike, ashtu që  nëse vazhdohet do të jetë për shkak të implikimeve ekonomike, ndërsa nëse nuk vazhdohet  kjo do të jetë për shkak të asaj se më nuk ka  arsye ekonomikë”, theksoi kryetari i partisë qeveritare.

Përmendi se mekanizmi i vetëm  për momentin në lidhje me  zgjedhjet është dekreti me fuqi ligjore për zgjedhjet,  të cilat siç tha janë definuar  nga përfundimi i gjendjes së jashtëzakonshme.

“Sepse ky është vendim i kryetarit të Parlamentit. Vetëm ai i shpall zgjedhjet. Ai vendim tani është ngrirë,  derisa zgjat gjendja e jashtëzakonshme. Sapo të përfundojë ngrirja  dhe mbesin 22 ditë  deri në zgjedhje. Logjika më tregon se  do të ketë vazhdim  të gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të arsyeve me siguri ekonomike dhe shëndetësore, dhe në fund për shkak të formaliteteve  juridike”; theksoi Zaev duke shtuar se ajo do t’i mundësojë Qeverisë t’i realizojë  të gjitha masat për ndihmë të ekonomisë në kushte  kur nuk ka Parlament.

Në lidhje me zgjedhjet dhe gjendjen e jashtëzakonshme përmendi se ka afate ligjore dhe se të gjitha veprimet ligjore janë ngrirë me shpalljen e  gjendjes së parë të jashtëzakonshme 30 ditëshe më 16 mars.

Duke e komentuar deklaratën e Mickoskit se rekomandimi i Komisionit Venecias është pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme të kalojnë së paku 60 ditë para se të organizohen zgjedhjet, Zaev tha se  ajo është sipas Kushtetutës  së Gjeorgjisë, ndërsa në Kushtetutën tonë ajo nuk është parashikuar.

Në intervistë ai ka foluar edhe për ngjarjet e fundit rreth liturgjisë në Strugë, me ç’rast përsëriti se  LSDM e dënon tubimin e qytetarëve,  por edhe kërkon dorëheqje të ministrit të Punëve të Brendshme Naqe Çulev.

“LSDM do të ngritë padi penale për këtë punë,  që të mbetet gjurmë, që dikush tjetër të mos e bëjë të njëjtën. Oliver Spasovski publikisht kërkoi Çulev të japë dorëheqje. Bëhet fjalë për parim, bëhet fjalë për diçka që është themel  i Kushtetutës sonë, potencoi Zaev. sa/

Back to top button
Close
Close