0_Magazinë.PortalSkena

Gjendet trupi i aktores Naja Rivera

Trupi i aktores Naja Rivera është gjetur pas një kërkimi gjashtë ditor në Liqenin Piru në Kaliforni, njoftoi sot policia.

Los Anxhelos, 14 korrik 2020 (MIA) – Trupi i aktores Naja Rivera është gjetur pas një kërkimi gjashtë ditor në Liqenin Piru në Kaliforni, njoftoi sot policia.

Rivera, 33 vjeç,ndryshe e njohur për rolin e saj në serialin muzikor të famshëm “Kori” (Glee), u zhduk të mërkurën pasi shkoi për lundrim rekreativ në liqen me djalin e saj katër vjeçar, pas së cilës djali u gjet vetëm në një anije lundrimi.

Sherif, Bill Ajub tha se nuk kishte asnjë indikacion se vdekja ishte e dhunshme ose që aktorja kishte kryer vetëvrasje.

Djali i Rivera tha që ajo shkoi për të notuar dhe nuk u kthye më. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close