BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Gjatë sulmeve ajrore në Jemen, jetën e kanë humbur 35 persona, prej të cilëve 26 fëmijë

Të paktën 35 njerëz, mes të cilëve 26 fëmijë dhe gjashtë gra e kanë humbur jetën në Jemen gjatë fundjavës në sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, pohon grupi kryengritës, Huti.

Sana, 18 shkurt 2020 (MIA) – Të paktën 35 njerëz, mes të cilëve 26 fëmijë dhe gjashtë gra e kanë humbur jetën në Jemen gjatë fundjavës në sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, pohon grupi kryengritës, Huti.

Gjatë sulmit, janë goditur shtëpi të civilëve dhe janë lënduar 23 persona, prej të cilëve 18 fëmijë dhe gra.

Kryengritësit pohojnë se gjatë sulmeve ditën e shtunë, të kryera në provincën veriore Al Xhaf, luftëtarët e tyre kanë rrëzuar aeroplan të forcave të koalicionit.

Koalicioni ndërkombëtar kumtoi se para dy ditëve një aeroplan ushtarak Tornado i Arabisë Saudite u rrëzua në provincën Al Xhaf gjatë misionit për përkrahje të armatës në Jemen.

Luftërat në Jemen zgjasin nga viti 2014, pasi hutët, të cilët e kanë përkrahjen e Iranit, e kanë rrëzuar qeverinë e presidentit Abd-Rabu Mansur Hadi dhe e kanë pushtuar kryeqytetin Sana dhe pjesën veriore të Jemenit. Ndërsa, në vitin 2015 ka intervenuar koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, e cila po tenton ta kthejë në pushtet Hadin.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, për shkak të përleshjeve në Jemen, rreth 3,3, milionë njerëz janë shpërngulur, ndërsa 24,1 milionë personave, respektivisht  dy të tretat e popullatës u nevojitet ndihmë humanitare. Kjo është një nga krizat më të mëdha në botë. bsh/

 

Таг
Back to top button
Close
Close