BotëBotë.Portal

Gjatë përleshjeve në Idlib 15 të vdekur

Së paku 15 persona e humbën jetën sot gjatë përleshjeve mes forcave qeveritare siriane dhe kryengritësve në provincën Idlib, disa orë pasi që hyri në fuqi marrëveshja ruso-turke për ndërprerje të zjarrit kumtoi Qendra siriane për monitorim të të drejtave të njeriut.

Damask, 6 mars 2020 (MIA) – Së paku 15 persona e humbën jetën sot gjatë përleshjeve mes forcave qeveritare siriane dhe kryengritësve në provincën Idlib, disa orë pasi që hyri në fuqi marrëveshja ruso-turke për ndërprerje të zjarrit kumtoi Qendra siriane për monitorim të të drejtave të njeriut.

Qendra, me seli në Londër, theksoi se përleshjet kanë ndodhur në rajonin Xhabal al-Zavia.

Jetën e humbën gjashtë ushtarë sirianë dhe aleatë të tyre, si dhe nëntë kryengritës, shtohet në kumtesën e Qendrës siriane për monitorim të të drejtave të njeriut. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close