BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Gjatë orteqeve në kashmir dhe në Afganistan jetën e humbën 126 persona

Në pjesën pakistaneze të Kashmirit dhe në Afganistan, nga orteqet jetën e humbën 126 njerëz.

Islamabad, 14 janar 2020 (MIA) – Në pjesën pakistaneze të Kashmirit dhe në Afganistan, nga orteqet jetën e humbën 126 njerëz.

Zëdhënësi i shërbimit pakistanez për situata të jashtëzakonshme, Vasim Udin deklaroi se në 24 orët e fundit në pjesën pakistaneze të kashmirit jetën e humbën 55 njerëz. Nga orteku në luginën Nilium jetën e humbën së paku 41 persona.

Autoritetet në Kashmir shpallën situatë të jashtëzakonshme në rajonet e goditura, duke cekur se shpëtimtarët kanë vështirësi të arrijnë drejt fshatrave të rrezikuara.

Banorët po evakuohen me helikopterë, ndërsa kompetentët po tentojnë t’i aftësojnë autostradat që më shpejtë të arrijnë deri te njerëzit të cilët janë shkëputur për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të borës në Pakistan dhe Afganistan.

Reshjet e borës e goditën edhe pjesën jugperëndimore të Pakistanit, rajonin Baluxhistan, ku jetën e humbën 20 njerëz. Përderisa në Punxhab pësuan 12 njerëz.

Në Afganistan gjatë natës jetën e humbën edhe 15 njerëz, ndërsa rreth 300 shtëpi janë dëmtuar për shkak të borës, vërshime dhe rrëshqitje të dheut. ab/

 

Таг
Back to top button
Close
Close