0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeMakedonija.SlajderShoqëri

Gjatë një ose dy javëve të ardhshme do të dihet nëse në vjeshtë do të hapen shkollat dhe kopshtet për fëmijë

Gjatë një ose dy javëve të ardhshme do të dihet nëse nga shtatori do të fillojnë me punë kopshtet për fëmijë dhe shkollat. Besueshmëria është e madhe, por të harmonizhen të gjitha protokollet, thotë ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe.

Shkup, 6 gusht 2020 (MIA) – Gjatë një ose dy javëve të ardhshme do të dihet nëse nga shtatori do të fillojnë me punë kopshtet për fëmijë dhe shkollat. Besueshmëria është e madhe, por të harmonizhen të gjitha protokollet, thotë ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe.

Ai sonte në emisionin “Samo vistina” tha se gjatë periudhës së kaluar janë mbajtur takime me Ministrinë e Punës dhe Politikës Social dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe se janë përgatitur propozim protokolle, për të cilat këto ditë sërish do të diskutojë Komisioni për sëmundje infektive, që pastaj javën e ardhshme në seancë qeveritare të konfirmohet sipas cilave rregulla do të punojnë këto institucione.

“Qartë është se virusi është këtu dhe duhet të mësojmë të funskionojmë me të. Nuk munden fëmijët të mos shkojnë në shkollë, por duhet të përgatiten protokolle parandaulese, sipas të cilave do të funksionohet në shkolla. Disa nga parimet janë grupe më të vogla, më shumë turne dhe kohëzgjatje më e shkurtë e orëve. Kohë sa më të shkurtë në ambient të mbyllur dhe mbajtje e maskave”, tha Filipçe. bsh/

Back to top button
Close
Close