BotëBotë.Portal

Gjatë kohës së armëpushimit në Alepo, gjithnjë e më shumë të plagosur nga snajperë

Mjekët në qytetin sirian Alepo pohojnë se ata gjithnjë e më shumë po hasin në pacientë që kanë plagë nga snajperët.

Alepo, 3 qershor 2020 (MIA) – Mjekët në qytetin sirian Alepo pohojnë se ata gjithnjë e më shumë po hasin në pacientë që kanë plagë nga snajperët.

“Kur filloi armëpushimi, ne menduam se do të mund të marrim frymë dhe se do të ketë më pak të plagosur ose se nuk do të ketë fare. Por, nuk është ky rasti. Tani gjithnjë e më shumë njerëz pranohen në spital, gjatë armëpushimit morëm gati 80 persona të plagosur rëndë, 25 prej të cilëve vdiqën”, deklaroi mjeku Abdurhamid al-Aga.

Ai shtoi se shumica e të plagosurve ishin nga gjuajtja me snajperë.

Rusia dhe Turqia kanë rënë dakord për armëpushim në Alepo, ndërsa luftimet thuhet se janë ndalur më 6 mars. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close