BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Gjatë hyrjes, një i huaj në Bosnje dhe Hercegovinë patjetër duhet të paraqesë nga 76,7 euro për çdo ditë qëndrimi

Shuma më e vogël e mjeteve financiare, me të cilat një i huaj duhet të disponojë gjatë hyrjes në Bosnje e Hercegovinë në vitin 2020 do të jetë 150 marka konvertabile apo rreth 76,7 euro për çdo ditë të qëndrimit të planifikuar në vend.

Sarajevë, 23 janar 2020 (MIA) – Shuma më e vogël e mjeteve financiare, me të cilat një i huaj duhet të disponojë gjatë hyrjes në Bosnje e Hercegovinë në vitin 2020 do të jetë 150 marka konvertabile apo rreth 76,7 euro për çdo ditë të qëndrimit të planifikuar në vend.

Këshilli i ministrave të Bosnje e Hercegovinës, me propozimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka marrë vendim për shumën më të vogël të mjeteve që janë të nevojshme për qëndrimin e një të huaji në Bosnje e Hercegovinë, ndërsa kjo shumë nuk ka ndryshuar me vite më parë.

Kur bëhet fjalë për migrantë të paligjshëm, në Shërbimin për Punë me të huajt në Bosnje e Hercegovinë në periudhën prej 1 janarit deri më 30 shtator të vitit 2019, janë paraqitur 22.211 migrantë të paligjshëm, ndërsa kërkesa për azil kanë dorëzuar 455 persona, transmeton portali Kliks.

Më shumë migrantë kanë ardhur nga Pakistani (8.786), të ndjekur nga shtetasit e Afganistanit (2.359), nga Bangladeshi (1.939), nga Iraku (1.834) dhe nga Siria (1.390).

Në shtator, në Bosnjë e Hercegovinë janë paraqitur 3.812 migrantë të paligjshëm, që i bie 19 për qind më shumë sesa në muajin gusht. bs/

Back to top button
Close
Close