0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikëZgjedhje parlamentare 2020

Gjatë heshtjes zgjedhore janë regjistruar tetë ngjarje, gjashtë në Shkup, nga një në Strumicë, Gjevgjeli dhe Veles

Gjatë heshtjes parazgjedhore, deri në orën 07 përkatësisht hapjen e  vendvotimeve, janë regjistruar tetë ngjarje  prej të cilave  gjashtë ishin në rajonin e SPB-së Shkup dhe nga një në rajonin e SPB-së Strumicë, Stacioni policor Gjevgjeli dhe një në rajonin e SPB-së Veles.

Shkup, 15 korrik 2020 (MIA) – Gjatë heshtjes parazgjedhore, deri në orën 07 përkatësisht hapjen e  vendvotimeve, janë regjistruar tetë ngjarje  prej të cilave  gjashtë ishin në rajonin e SPB-së Shkup dhe nga një në rajonin e SPB-së Strumicë, Stacioni policor Gjevgjeli dhe një në rajonin e SPB-së Veles.

Nga MPB kumtuan se në rajonin e SPB-së Shkup, në fshatin Viniçe dhe fshatin Lubanc janë vërejtur  flamuj të ngjitur të partive politike  në afërsi të vendvotimeve. Pas intervenimit të  këshillave zgjedhorë janë larguar.

“Në fshatin Bërnjarc në afërsi të vendvotimit  është vërejtur një postër i një partie politike,  e cila është larguar nga këshilli zgjedhor. Në afërsi të shkollës fillore “Njegosh” (ku janë katër vendvotime) janë shkruar grafite  në lidhje me zgjedhjet. Gjithashtu, në afërsi të shtëpisë së pensionistëve “Autokomandë” (ku ka dy vendvotime) janë shkruar grafite në lidhje me zgjedhjet. Janë njoftuar këshillat zgjedhorë dhe në rrjedhë është largimi i grafiteve.  Në orën 06:00 në Stacionin policor Qendër është paraqitur se në oborrin e shkollës fillore “Nikolla Vapcarov” në afërsi të vendvotimit janë vërejtur postera të një partie politike,  të cilat janë larguar nga këshilli zgjedhor. Në Stacionin policor Gjevgjeli është paraqitur se në Bogdanci janë shpërndarë afishe  nga një parti politike. Sërish, në SPB Veles është paraqitur  se në afërsi të vendvotimit nr. 2135 ka pasur grafite  të shkruara  në lidhje me zgjedhjet. Është kryer kontroll”, citohet në kumtesën e MPB-së. sa/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close