BotëBotë.PortalKorrespondentë Botë

Gjatë 24 orëve të fundit në Floridë mbi 15.000 të infektuar të ri me Kovid-19

Shteti federal amerikan Florida është vatra më e rrezikuar e koronavirusit të ri në SHBA gjatë 24 orëve janë regjistruar 15.300 persona të sapoinfektuar.

Uashington, 13 korrik 2020 (MIA) – Shteti federal amerikan Florida është vatra më e rrezikuar e koronavirusit të ri në SHBA gjatë 24 orëve janë regjistruar 15.300 persona të sapoinfektuar.

Ky është numri më i madh i rasteve të Kovid-19 në cilindo shtet gjatë 24 orëve të fundit. Rekordi paraprak ka qenë 12.247 raste në Nju-Jork në prill.

Nju-Jorku dhe Florida kanë numër të ngjashëm, në vendin e parë jetojnë 19,4 milionë, ndërsa në të dytën 21.4 milionë.

Edhe krahas goditjes së epidemisë, këtë fundjavë në Orlando u hap Diznilendi. Vizitat tani për tani arrin 20 për qind nga kapacitetet e lejuara, por mbikëqyrësit pyesin nëse kjo është koha më e mirë për hapjen e sërishme të njërit prej parqeve argëtuese më të njohura në SHBA.

Gjatë 24 orëve të fundit në Floridë nga virusi kanë vdekur 42 persona, ndërsa nga fillimi i pandemisë deri tani kanë vdekur 4.242 persona.

Ndërkohë derisa koronavirusi i ri përhapet si zjarr në pjesë jugore dhe perëndimore të SHBA-së, amerikanët ende kalkulojnë nëse duhet të jetë e obligueshme mbajtja e maskave. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close