0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeKronikëKronikë.PortalMakedonija.Slajder

Gjatë 24 orëve të fundit 72 persona nuk e respektuan ndalesën për lëvizje në nivel të mbarë shtetit

Gjatë 24 orëve të fundit, në nivel të mbarë shtetit 72 person nuk e respektuan ndalesën për lëvizje, 41 prej të cilëve janë arrestuar, përderisa vetëm në një rast nëpunësit policorë konstatuan shkelje të vetëizolimit, informojnë nga MPB.

Shkup, 2 prill 2020 (MIA) – Gjatë 24 orëve të fundit, në nivel të mbarë shtetit 72 person nuk e respektuan ndalesën për lëvizje, 41 prej të cilëve janë arrestuar, përderisa vetëm në një rast nëpunësit policorë konstatuan shkelje të vetëizolimit, informojnë nga MPB.

Nga ana e nëpunësve policor gjatë kontrolleve të kryera ndaj personave në izolim dhe vetëizolim, është konstatuar se vetëm në një rast, një person i cili ka qenë në vetëizolim, nuk është hasur në shtëpinë e tij.

“Lidhur me ndalesën për lëvizje gjatë 24 orëve të fundit, është evidentuar se në nivel të mbarë shtetit 72 persona nuk e respektuan ndalesën për lëvizje, janë arrestuar 41 persona, ndërsa për të tjerët janë marrë të dhëna dhe o të pasojnë parashtresa adekuate”, informojnë nga MPB.

Sipas statistikave të MPB-së, gjatë 24 orëve të fundit (01.04.2020) në territorin e shtetit, 59 personave u janë dhënë vërtetime për izolim, 224 persona nënshkruan deklaratë për vetëizolim. ab/

Back to top button
Close
Close