Uncategorized

Gjashtëmbëdhjetë të infektuar të rinj, një i vdekur nga Kovid-19 në Kumanovë

Qendra për shëndet publik Kumanovë në 24 orët e fundit ka evidentuar 16 persona të infektuar të rinj me Kovid-19, kumtuan sot kompetentët nga institucioni publik shëndetësor. Gjithashtu ka vdekur një pacient i moshës 53 vjeçare në kushte spitalore, informuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Kumanovë, 17 shtator 2020 (MIA) – Qendra për shëndet publik Kumanovë në 24 orët e fundit ka evidentuar 16 persona të infektuar të rinj me Kovid-19, kumtuan sot kompetentët nga institucioni publik shëndetësor. Gjithashtu ka vdekur një pacient i moshës 53 vjeçare në kushte spitalore, informuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Kompetentët nga shërbimi epidemiologjik pranë ISHP Kumanovë, informuan se janë kryer 32 testime nga të cilat 24 përmes “Termini Im” dhe tetë testime janë kryer në pajtim me indikacionet epidemiologjike.

Nga fillimi i pandemisë në rajonin Kumanovë-Likovë,  janë diagnostifikuar 1.644 persona, ndërsa për momentin 215 raste janë aktive. fb/

Back to top button
Close
Close