BotëBotë.Portal

Gjashtë të vdekur në shpërthimin e një automjeti bombë në Somali

Të paktën gjashtë persona e humbën jetën, ndërsa dhjetëra janë lënduar në shpërthimin e një automjeti bombë në Somalinë qendrore para një hoteli ku qëndrojnë përfaqësues ushtarakë somalezë, kumtoi policia.

Mogadishu, 22 dhjetor 2019 (MIA) – Të paktën gjashtë persona e humbën jetën, ndërsa dhjetëra janë lënduar në shpërthimin e një automjeti bombë në Somalinë qendrore para një hoteli ku qëndrojnë përfaqësues ushtarakë somalezë, kumtoi policia.

“Për shkak detonimeve të fuqishme, u thyen xhamat në hotelin “Global” në qytetin Gallkajo, ndërsa janë shkatërruar edhe disa automjete, deklaroi një përfaqësues i policisë lokale.

Ai shtoi se në hotel për momentin qëndrojnë nëpunës ushtarakë të Somalisë dhe komandantë të forcave tokësore dhe se askush prej tyre nuk është lënduar në shpërthim.

Asnjë grup radikal deri më tani nuk e ndërmori përgjegjësinë për sulmin.

Lëvizja Islamiste Al Shabab, e cila ndryshe është e lidhur me Al Kaedën, shpesh zbaton sulme të ngjashme me bomba para hoteleve në Somali. shk/

 

Таг
Back to top button
Close
Close