Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Gjashtë të infektuar të rinj me Kovid-19 në Dibër, aktivë në sëmundje 37 persona

- Në Dibër gjatë 24 orëve të kaluara janë konfirmuar gjashtë raste të reja me Kovid-19, me çka numri i përgjithshëm që nga fillimi i pandemisë arriti në 89 persona, prej të cilëve tre janë në komunën Qendra Zhupë.

Dibër, 26 qershor 2020 (MIA) – Në Dibër gjatë 24 orëve të kaluara janë konfirmuar gjashtë raste të reja me Kovid-19, me çka numri i përgjithshëm që nga fillimi i pandemisë arriti në 89 persona, prej të cilëve tre janë në komunën Qendra Zhupë.

Të diagnostikuarit e rinj janë nga 35 mostrat e marra në ditët e kaluara të kësaj jave, prej të cilave pritet rezultat për edhe për 16 mostra, sepse tre janë negativë.

Nga numri i përgjithshëm, 48 janë shëruar, përderisa aktivë në sëmundje janë 37 persona. Prej tyre shtatë janë në mjekim në Klinikën Infektive dhe në Spitalin 8 Shtatori” në Shkup.

Në fazën e parë të sëmundjes, në të cilën ishin të sëmurë 51 persona, katër për fat të keq ndërruan jetë, tre burra nga Dibra dhe një grua nga Qendra Zhupë.

Ajo që e karakterizon fazën e dytë të sëmundjes, kur janë regjistruar 38 të infektuar, siç tha kryetari Hekuran Duka, i cili edhe vetë është mjek specialist, është mosha e tyre.

“Shumica e të infektuarve i përkasin popullatës së re, nxënës dhe studentë, të cilët manifestojnë simptome të patologjisë me Kovid-19, siç është temperatura e lartë e trupit, ethe, dhimbje në muskuj ndërsa ka edhe me kollitje të rëndë dhe frymëmarrje të rëndë”, tha ai.

Ai shtoi se shkaku kryesor për paraqitjen e sërishme, e cila për çdo ditë bëhet edhe më shqetësuese, është mosrespektimi i masave të mbrojtjes dhe protokolleve nga ana e qytetarëve dhe subjekteve afariste.

Edhe Duka edhe kryetari i komunës Qendra Zhupë, Arian Ibraim, bëjnë thirrje që plotësisht të respektohen masat dhe protokollet. fc/

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close