Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Gjashtë persona të rinj nuk e kanë respektuar orën policore në rajonin e Tetovës

 Gjashtë banorë të rinj në rajonin e Tetovës do të përballen me sanksione ligjore për shkak të mosrespektimit të përkufizimit të lëvizjes në drejtim të parandalimit të përhapjes së pandemisë së koronavirusit, informojnë sot nga policia e Tetovës. Me rastet e reja policia e Tetovës nga fillimi i përkufizimit të lëvizjes shënon 52 shembuj të shkeljes së orës policore.

Tetovë, 29 mars 2020 (MIA) – Gjashtë banorë të rinj në rajonin e Tetovës do të përballen me sanksione ligjore për shkak të mosrespektimit të përkufizimit të lëvizjes në drejtim të parandalimit të përhapjes së pandemisë së koronavirusit, informojnë sot nga policia e Tetovës. Me rastet e reja policia e Tetovës nga fillimi i përkufizimit të lëvizjes shënon 52 shembuj të shkeljes së orës policore.

“Në periudhën prej orës 7 dje më 28 mars deri sot në mëngjes në orën 7 janë zbuluar gjithsej gjashtë persona si lëvizin në terminet në të cilat është përcaktuar përkufizim të lëvizjes. Njëri nga gjashtë  personat është njëri i moshës mbi 67 vjet. Të gjithë do të përballen me parashtresa të parapara ligjore”, deklaroi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski.

Në periudhën e kaluar janë kontrolluar edhe objektet hotelerike në rajonin e Tetovës. Dy lokale të cikat kanë punuar përkohësisht janë mbyllur me vendim të Inspektoratit Shtetëror të Tregut. as/ar/

Таг
Back to top button
Close
Close