BotëBotë.Portal

Gjashtë persona e kanë humbur jetën në një tërmet në Meksikë

Në tërmetin e fuqishëm që dje e goditi Meksikën e humbën jetën të paktën gjashtë persona, kumtuan sot në mëngjes autoritetet meksikane.

Meksiko Siti, 24 qershor 2020 (MIA) – Në tërmetin e fuqishëm që dje e goditi Meksikën e humbën jetën të paktën gjashtë persona, kumtuan sot në mëngjes autoritetet meksikane.

Tërmeti me intensitet prej 7,5 ballë sipas shkallës së Riterit e ka goditur bregun e Meksikës. Epiqendra e tërmetit ka qenë në shtetin Ohaka, në afërsi të vendverimit Uatulko, kumtoi Instituti gjeologjik amerikanë.

Gjatë ditës së djeshme janë dëgjuar alarme për tërmet edhe në Meksiko Siti, ndërsa në disa pjesë të qytetit ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike.

Tërmeti është ndjerë edhe në Guatemalë.

Është dhënë edhe paralajmërim për cunami, ndërsa njerëzve u është rekomanduar të largohen nga bregu. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close