0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeMakedonija.SlajderPolitikë

Gërliq Radman: Kroacia dëshiron fillimin e negociatave me Shkupin dhe Tiranën në mars

Qëllimet kryesore të Kroacisë janë sigurimi i mbështetjes për marrjen e vendimit për hapjen e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në mars dhe mbajtjen  e Samitit të suksesshëm në Zagreb, deklaroi ministri kroat i Punëve të Jashtme dhe Çështje Evropiane Gordan Gërliq Radman, vendi i të cilit është kryesues aktiv me BE-në, pas përfundimit të konferencës së sotme në Selanik të titulluar "Nga Selaniku deri në Zagreb". 

Selanik, 24 shkurt 2020 (MIA) – Qëllimet kryesore të Kroacisë janë sigurimi i mbështetjes për marrjen e vendimit për hapjen e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në mars dhe mbajtjen  e Samitit të suksesshëm në Zagreb, deklaroi ministri kroat i Punëve të Jashtme dhe Çështje Evropiane Gordan Gërliq Radman, vendi i të cilit është kryesues aktiv me BE-në, pas përfundimit të konferencës së sotme në Selanik të titulluar “Nga Selaniku deri në Zagreb”.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me nikoqirin e tubimit, shefin e diplomacisë greke Nikos Dendias, Gërliq Radman theksoi se Kroacia,  si vendi i parë i vendeve të përfshira me marrëveshjet për stabilizim dhe asociim e cila u bë anëtarja e BE-së. është e përkushtuar në integrimin e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.

“BE mbetet e përkushtuar në fqinjësinë e saj më të afërt, shtoi Gërliq Radman, duke potencuar se perspektiva evropiane e vendeve  të Ballkanit Perëndimor  u ishte premtuar para 17 viteve në Selanik dhe se tani është koha që BE-ja ta përmbushë atë premtim, nëse shtetet kandidate i përmbushin kriteret e vendosura.

Ministri grek Dendias, theksoi se konferenca e sotme ka pasur debat të frytshëm për anëtarësim në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me ç’rast nga të gjithë pjesëmarrësit  është shprehur mbështetje për perspektivën evropiane të shteteve ballkanike.

Besoj se integrimi i plotë politik, ekonomik dhe gjeografik i Ballkanit Perëndimor në Evropë është në interes së BE-së, theksoi Dendias, duke shtuar se nga anëtarësimi në Union dobi do të kenë edhe popujt ballkanikë dhe me këtë do të kontribuohet për stabilitetin e Evropës Juglindore.

Dendiasi theksoi se Greqia tradicionalisht është udhëheqës i proceseve të integrimit të rajonit në BE, për çfarë dëshmi është Samiti në Selanik në vitin 2003, i cili i vendosi bazat e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Union, proces i cili, sipas tij, do të duhej të përmbyllet në takimin në Zagreb në maj.

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE”, deklaroi Dendiasi, duke potencuar se anëtarësimi i vendeve të rajonit në Union është investim strategjik në një Evropë të bashkuar, të fuqishme dhe stabile.

Ai theksoi se në konferencë përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së kanë pasur mundësi ta dëgjojnë zërin e shteteve kandidate të rajonit për përkushtim në procesin integrues dhe të zbatimit të reformave.

“BE-ja është e përkushtuar në perspektivën evropiane të Ballkanit”, tha Dendiasi.

Në pyetjen e gazetarëve nëse në Samitit e ardhshëm të BE-së do të mund të vijë deri në ndarjen e proceseve aderuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke pasur parasysh se vendi është më përpara nga Tirana në përmbushjen e kritereve, të dy ministrat theksuan se mbesin të përkushtuar në përpjekjen e të dyja shteteve të marrin datë për fillimin e negociatave për anëtarësim.

Gërliq Radman theksoi se Kroacia nuk ka dilemë se të dyja vendet duhet të marrin dritë të gjelbër për fillimin e negociatave para Samitit në Zagreb në maj, duke theksuar se ai do të donte kjo të ndodhë që në mars.

Ai potencoi se të dyja vendet kanë bërë progres dhe se pret rekomandim pozitiv nga Bashkimi Evropian për fillimin e negociatave me ata nga fundi i muajit.

I pyetur nëse vendet ballkanike të BE-së planifikojnë ndonjë nismë  të re, nëse Këshilli Evropian përsëri nuk merr vendim pozitiv për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, Gërliq Radman theksoi se pret konkluzion pozitiv lidhur me këtë çështje nga liderët e Unionit, sepse kjo është  në interes të të dyja vendeve dhe të rajonit, por edhe të gjithë BE-së.

Ai theksoi se BE-ja po përballet me shumë sfida dhe fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të ishte hap i mirë në drejtim të përballjes me këto sfida.

I pyetur si do të reagojë Greqias nëse pas zgjedhjeve më 12 prill në vend vjen deri te ndryshimi i pushtetit dhe nëse qeveria e re bën ndryshime në Marrëveshjen e Prespës, ministri grek Dendias vetëm shkurt deklaroi se “nuk mundet të japë përgjigje për skenarë hipotetikë”. ar/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close