0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikë

Gerberih: Ka gjasa për fillimin e negociatave inkuadruese para samitit në Zagreb

Ambasadori gjerman, Tomas Gerberih vlerëson se janë reale mundësitë që vendi ynë të marrë datë për fillimin e negociatave para samitit të majit të BE-së në Zagreb.

Shkup, 17 janar 2020 (MIA) – Ambasadori gjerman, Tomas Gerberih vlerëson se janë reale mundësitë që vendi ynë të marrë datë për fillimin e negociatave para samitit të majit të BE-së në Zagreb.

“Qëndrimi në tërësi është pozitiv. Për momentin sipas meje, ka dukje të mira para samitit në Zagreb të fillohet me negociata inkuadruese me Maqedoninë e Veriut. E japim mbështetjen tonë dhe mbetemi partnerë në kuadër të BE-së në këtë drejtim”, thotë ambasadori Gerberih në intervistën për emisionin Triling në TV 24.

Ambasadori shton edhe se, sipas tij, sjellja e ligjit për Prokurorinë Publike do të jetë në dobi të fillimit të negociatave.

“Tani do të varet prej opozitës në Parlament dhe koalicionin qeveritar për të arritur pajtim dhe sipas mundësive shpejtë ta votojnë ligjin”, thotë Gerberih. shk/

 

Back to top button
Close
Close