0_Maqedoni.PortalEkonomiKorrespondentë MKD

“Genterm” mbyllet prej se një i punësuar ka qenë në kontakt me një person pozitiv me Kovid-19

Fabrika "Genterm" në zonën industriale në Prilep prej sot mbyllet  që të dezinfektohet  prejse një i punësuar ka qenë në kontakt të afërt  me personin me testim pozitiv të Kovid-19, kumtuan nga kompania.

Prilep, 2 prill 2020 (MIA) – Fabrika “Genterm” në zonën industriale në Prilep prej sot mbyllet  që të dezinfektohet  prejse një i punësuar ka qenë në kontakt të afërt  me personin me testim pozitiv të Kovid-19, kumtuan nga kompania.

“I punësuari për momentin është në vetizolim, menjëherë është testuar për Kovid-19 dhe i pret rezultatet  të cilat do të jenë gati pas dy-tre ditëve. Të punësuarit të cilët ishin në kontakt të afërt gjatë punës  dhe në transport me të punësuarin janë  identifikuar dhe janë dërguar në shtëpi në vetizolim 14 ditë”, informojnë nga fabrika, duke theksuar se  prioritet janë shëndeti dhe siguria e të punësuarve.

Nga kompania kumtojnë se bashkëpunojnë në mënyrë intensive me institucionet  lokale shëndetësore dhe epidemiologjike dhe i ndjekin rekomandimet  e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për mbrojtje nga infektimi me koronavirusin. em/sa/

Back to top button
Close
Close