0_Web_AktualeBotëBotë.PortalSvet.Slajder

Gebrejesus: Vaksina kundër koronavirusit për të gjithë, si e mirë publike

Deri te rimëkëmbja ekonomike botërore mund të arrihet shumë më shpejtë, nëse cilado vaksinë kundër Kovid-19 është në dispozicion për të gjithë, si një e mirë publike, deklaroi sot drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adanom Gebrejesus, duke folur në një video panel me anëtarët e Forumit të sigurisë në Aspen, SHBA.

Gjenevë, 6 gusht 2020 (MIA) – Deri te rimëkëmbja ekonomike botërore mund të arrihet shumë më shpejtë, nëse cilado vaksinë kundër Kovid-19 është në dispozicion për të gjithë, si një e mirë publike, deklaroi sot drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adanom Gebrejesus, duke folur në një video panel me anëtarët e Forumit të sigurisë në Aspen, SHBA.

Drejtori i OBSH-së theksoi se qasja e hapur për të gjithë banorët e planetit ndaj vaksinës dhe të gjitha mjeteve të tjera kundër koronës, në të vërtetë, do t’i ndihmojnë botës që të rikuperohet më shpejt nga pasojat e pandemisë.

“Rimëkëmbja ekonomike do të ishte më e shpejtë, dhe dëmet nga koronavirusi do të ishin më të vogla. Të veprohet në nivel kombëtar kur bëhet fjalë për vaksinën nuk është mirë dhe nuk do t’i ndihmojë askujt”, tha Grebrejesus.

Duke komentuar vaksinën e paralajmëruar ruse, drejtori i Gjendjeve të Jashtëzakonshme të OBSH-së, Majkëll Rajan tha se çdo vaksinë duhet të kalojë nëpër egzaminime që të jetë plotësisht e sigurt dhe u bëri thirrje të gjithëve që do të arrijnë të zhvillojnë vaksinë, efektivitetin e saj ta tregojnë në mënyrë tradicionale klinike. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close